Agim Krajka, artisti që kurrë nuk harrohet

Artisti i madh shqiptar, Agim Krajka, lindi më 3 maj 1937 në Kavajë. Familja e artistit ishte një familje me tradita dhe me origjinë nga Dibra e Madhe e cila u zhvendos në Tiranë kur kompozitori ishte ende fëmijë. Talentin për muzikën, Agim Krajka e trashëgoi nga babai i tij i cili ishte një fizarmonicist.

Që në moshë të vogël ai u regjistrua dhe u bë pjesë e Shtëpisë së Pionierit në Tiranë ku dhe do të spikaste për talentin e tij të jashtëzakonshëm, i cili prej punës së madhe mori dhe dimensionet që ai arriti më pas.

Agim Krajka spikati më tepër në mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në qytet kur ishte ende i ri dhe përveç fizarmonikës ai filloi të punonte dhe të luante në disa instrumente të tjera.

Për herë të parë u punësua si instrumentist në estradën e ushtrisë dhe më pas në ansamblin e ushtrisë. Pasi mbaron edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak kthehet në Tiranë për t’u bërë pjesë edhe i festivalit të parë në RTSH ku kompozon për herë të parë këngën me titullin “Lemza” të cilën e interpreton legjenda e muzikës shqiptare, artistja Vaçe Zela.

Më pas vijoi me këngën “Djaloshi dhe shiu”.

Pas këtij kompozimi të fundit ai kritikohet fort nga regjimi për influenca moderne në krijimtarinë e tij, çka e bën atë më të kujdesshëm në këtë aspekt. Momenti kur dhe do të ndryshonte përfundimisht orientimin e tij modern ishte Festivali i 11-të sikurse për shumë artistë të tjerë, çka e detyroi atë që të kompozonte dhe të ishte në shërbim politikave të kohës.

Gjithsesi studimet për kompozicion i filloi në vitin 1963 nën drejtimin e pedagogut dhe artistit Çesk Zadeja. Ky ishte edhe momenti kur ai u quajt përfundimisht një artist profesionist. Më pas u bë pjesë e “Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore” por që vazhdoi të eksperimentonte në krijimtarinë e tij edhe në rryma të tjera dhe sidomos në muzikën e lehtë.

Artisti ka kompozuar me qindra këngë dhe orkestrale për fizarmonikë. Ka fituar shumë çmime të treta, të dyta dhe të para në festivalet e fundvitit në të cilin ai vazhdoi të ishte pjesë edhe pas viteve ’90.

Artisti është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”.

Kompozitori i njohur Agim Krajka ndërroi jetë më 1 mars të vitit 2021.

ObserverKult


Lexo edhe:

“LEMZA”, “KAFE FLORA”, S’MA NJOHE ZEMRËN”… KËTO JANË KËNGËT MË TË FAMSHME TË AGIM KRAJKËS

I njohur si “kompozitor i rinisë”, mjeshtri Agim Krajka la pas një trashëgimi të çmuar muzikore, një pasuri të pakohë që është provë e gjallë e kulturës dhe dashurisë për artin. Kompozimet e tij të panumërta nuk i ka zbehur as koha. Madje as prurjet e gjeneratave të reja dhe as trendet bashkëkohore të muzikës.

Emocionet e këngëve “të atyre viteve” janë njësoj të forta. Mjafton të shihni komentet e njerëzve plot mall dhe nostalgji për krijmtarinë e pazëvendësueshme.

Në listën më poshtë, do të gjeni një pjesë të mirë të këngëve më të famshme të kompozuara nga “Mjeshtri i Madh” Agim Krajka, Muaj më parë u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, transmeton ‘anabelmagazine.com’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


besnik mustafaj...

BESNIK MUSTAFAJ: ËSHTË BUKUR TË ECËSH NË SHI

Poezi nga Besnik Mustafaj

Zemër, më thua, është bukur të ecësh në shi.
Dhe unë të besoj, sepse e thua ti me sytë në sytë e mi,
Ani pse ajri ka humbur krejt shkëlqimin
-përzierje e të bardhës me të zezën nga një piktor i keq-
Ani pse pemët nderin përmbi trotuare degët e zhveshura
Si gjurmë të shngjyrosura këmbësh të zogjve mërgimtarë,
Ani pse qielli s’është më qiell ashtu i varur poshtë,
Pa një pëllumb, pa një rreze, pa një spërdredhje vetëtime,
Një qiell i varur poshtë, pra, i mbledhur shuk
si çorape e lagur.
Nën të ecën ti, me një hap të vogël e të shpejtë si ketër,
Një hap që zvogëlohet e shpejtohet parreshtur
për të ndjekur nxitimin e rrahjeve të zemrës.
Është bukur, shumë bukur të ecësh në shi, më thua.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult