E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare aktorja e njohur, ç’deklaronte për funeralin e saj: Ka njerëz që nuk i dua aty!

Pas një beteje të gjatë me kancerin, Shannen Doherty mbylli sytë përgjithmonë në moshën 53-vjeçare.

Aktorja aq e dashur për publikun, të cilën të gjithë e kujtojnë për rolin e saj si “Brenda” në “Beverly Hills”, nuk ia doli ta mposhte sëmundjen.

Ajo kishte folur disa herë për betejën e saj me kancerin përmes podcast-it “Let’s Be Clear” dhe shumë herë kishte paralajmëruar fundin e saj.

Tronditëse ishte deklarata që aktorja kishte bërë për funeralin e saj, i cili do të donte të ishte si “një festë dashurie”.

Aktorja kishte rrëfyer: “Çështja ime më e madhe është se nuk dua të vdes shumë shpejt, sepse kam shumë për të arritur, kështu që kjo më rëndon në mendje? Nuk dua të varrosem, por të digjem”.

Po ashtu shprehej se nuk dëshironte që disa persona specifikë, të merrnin pjesë në varrimin e saj.

“Është një listë e vogël e njerëzve që preferoj dhe një “shumë e gjatë” lista e të tjerave që nuk i dua në varrim. Ka shumë njerëz që mendoj se do të shfaqen dhe nuk i dua atje”, shprehej ajo./topchannel

ObserverKult


Lexo edhe:

ATA QË PUNOJNË KANË FRIKË SE MOS HUMBASIN PUNËN…