Filmi dokumentar “Bekim Fehmiu”, me regji nga Valmir Tertini dhe produksion të shtëpisë kinematografike “CINEMANIA”, financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, mban premierën boshnjake të tij, jashtë konkurrimit në Sarajevo Film Festival.
Dokumentari sjell dy intervista ekskluzive të bashkëshortes së Bekim Fehmiut, Branka Petriq-Fehmiu, si dhe kujtime dhe rrëfime sjellin edhe personalitete të tjera të artit.
Ky dokumentar e ka pasur premierën në Tiranë dhe Kosovë. Filmi dokumentar për aktorin Bekim Fehmiu është shfaqur edhe në disa shtete të tjera ku janë realizuar dhe xhirimet e tij.
Bekim Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike e më gjerë. Ai mbetet ndër figurat më të dalluara të kinematografisë shqiptare.
Në konkurim zyrtar për çmimin “Zemra e Sarajevës”, janë filmat e autorëve shqiptarë nga Kosova, “Rrugës”, metrazh i shkurtër nga Samir Karahoda dhe dokumentari me metrazh të shkurtër “Si e Verdhë e Sëmurë” nga Norika Sefa, të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
FILMI “RRUGËS” PËRFAQËSON KOSOVËN NË “SARAJEVO FILM FESTIVAL”