Aktori i njohur, Agron Llakaj, ka bërë sërish një dedikim të ndjerë për bashkëshorten e tij, Kostandinën, e cila u nda nga jeta rreth dy muaj më parë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Agroni ka ndarë në rrjetet sociale një foto të tij me bashkëshorten, teksa rikujton se sot do të festonin 40-vjetorin e martesës.
“Sot do festonim 40=vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores…, ike! Festo me engjëjt zemër!”, ka shkruar artisti.
ObserverKult
Lexo edhe:
Kanë kaluar dy muaj nga ndarja parakohe nga jeta e bashkëshortes së aktorit Agron Llakaj, pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Në një postim prekës të bërë në rrjetet sociale, Agron Llakaj i dedikon fjalë shpirti të shoqes së ndjerë.
Postimi i plotë:
Kalojnë ditët dhe sërish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina… dhe jetën e shikoj krejt ndryshe. sa i pakuptimtë ky fati ynë?!
Shtyj një ditë, një javë…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do më kthehesh sërish dhe s’di…,eci rrugës dhe me duket se përpara do më shfaqesh Ti, ke qenë në punë, në banke a diku..
Eci nga liqeni dhe hapat që vijnë mbrapa nga kushdo me ngjajnë me ritmin e hapave të tua…,sa herë instiktivisht kthej kokën…,ul ritmin të të pres.., dhe sërish vetëm.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU