Artisti Banksy, i famshëm por gjithashtu i panjohur duket se ka marrë përsipër autorsinë e një sërë veprash arti, të realizuara kryesisht në muret e Londrës.
Shtatë veprat e tij duket se kanë krijuar një atmosferë si të një kopshti zoologjik në qytetin anglez.
Këtë të diel ai ka pranuar autorsinë e një vepre që duket si një akuarium me peshq në mes të rrugës. Nëse e shohim me vëmendje peshqit e pikturuar duket të jenë piranja.
Edhe kjo vepër njësoj si veprat e tjera të kësaj jave është postuar në instagramin e Banksy-t pa një shkrim shoqërues, duke e lënë audiencën të lirë në interpretim.
ObserverKult