Emërohet Këshilli i ri i Librit, ja kush janë anëtarët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka emëruar Këshillin e ri të Librit, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kulturore dhe arsimore të vendit, si dhe ekspertë të fushës.

Këshilli drejtues i cili ka mandat 4-vjeçar ka këtë përbërje: Jehona Shyti, Bekim Samadraxha, Faton Berisha, Nysret Krasniqi, Adem Zejnullahu, Blerina Rogova Gaxha, Arber Rrahmani, Leontina Gega Musa, Agim Vinca, Nerimane Kamberi dhe Qerim Ondozi.

Këshillin e Librit, te cilin e emëron Ministri i Kulturës është organ këshillëdhënës që ka për qëllim të japë iniciativa dhe të propozojë vendime në të mirë të veprimtarisë botuese, të librit dhe të leximit të tij.

Sipas ligjit Këshilli i Librit përbëhet prej 11 anëtarëve:

1. Përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
2. Përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
3. Përfaqësuesi i Universitetit tё Prishtinës;
4. Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës;
5. Përfaqësuesi i autorizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës;
6. Përfaqësuesi i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare;
7. Përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës;
8. Përfaqësuesi i Institutit Albanologjik;
9. Tre (3) krijues të afirmuar (sipas gjinive letrare: një poet, një prozator, një kritik letrar),
sipas zgjedhjes së ministrit të Ministrisë së Kulturës.

 Këshilli i Librit ka këto detyra:

1. Të propozojë masa për të siguruar mbështetjen e sektorëve publikë dhe privatë për të mbërritur objektivat e këtij Ligji;

2. Të propozojë planet dhe programet për promovimin e librit, nxitjen e leximit dhe zhvillimin e industrisë botuese në vend në përputhje me interesat publikë;

3. Të japë rekomandime për çështje ligjore dhe nxjerrjen e akteve nënligjore të bazuara në këtë Ligj, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e librit dhe të leximit;

4. Të propozojë forma për nxitjen e leximit dhe afirmimin e librit në të gjitha nivelet e arsimimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit;

5. Të propozojë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e traditës së librit në vend në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës;

6. Të mbështesë forcimin e sistemit të bibliotekave me Këshillin e Bibliotekave, si dhe ruajtjen e trashëgimisë bibliografike në përputhje me teknikat dhe teknologjitë e reja të krijuara;

7. Me subjektet e tjera të propozojë organizimin e takimeve ndërkombëtare të nevojshme për rritjen e eksportit të librit dhe të produkteve të përafërta me të prodhuara në vend, si dhe të përhapjes së librit jashtë Kosovës;

8. Të ndihmojë pjesëmarrjen e autorëve, përkthyesve, botuesve dhe libërshitësve në takime, panaire, ekspozita dhe veprimtari të tjera kombëtare e ndërkombëtare kushtuar librit dhe produkteve të përafërta me të;

9. Të organizojë së bashku me subjektet botuese konkurse për dhënien e çmimeve për vepra letrare dhe shkencore, si dhe për botime në fushat që i quan me përparësi për kulturën kombëtare;

10. Të propozojë masat për mbështetjen e botimit të veprave me vlerë të veçantë kulturore, mësimore dhe shkencore;

11. Të nxisë mbështetjen e botimit të veprave të letërsisë për fëmijë, të veprave të gjinive deficitare dhe të atyre që u drejtohen personave me paaftësi ose aftësi të kufizuara;

12. Të nxisë krijimtarinë origjinale, dhe promovimin e saj në vend e në botë;

13. Të rekomandojë prezantimin e krijimtarisë origjinale në gjuhët e huaja.

8.2. Këshilli i Librit i propozon ministrit të Ministrisë së Kulturës marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e politikave në fushën e librit.

ObserverKult


Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA REXHEP SHAHU: KËSAJ NATE I DUHEN SYTË E TU