Sibel Halimi vizitoi ekspozitën “Me hijen e lirimit mbështjellë” dhe Qendrën e Kulturës Alternative “Defy Them”

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, vizitoi ekspozitën “Me hijen e lirimit mbështjellë” kuruar nga Shaunak Mahbuani me asistente kuratore Anyla Kabashi dhe organizuar nga Instituti Sekhmet.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

“Bashkë me kuratoren Shaunak Mahbuani dhe drejtuesin e Institutit Sekhmet Dardan Hotin, duke lëvizur nëpërmjet veprave të 20 artistëve diskutuam për angazhimin tonë të përbashkët, për lirinë e grupeve të margjinalizuara, të cilët nuk mund të realizojnë veten për shkak të paragjykimeve ndaj tyre”, tha Halimi.

Sipas saj: “Liria nuk është e fshehtë apo misterioze që mund të mbahet e mbyllur. Ajo nuk është një ide abstrakte, por një gjendje që duhet të ushtrohet dhe të përjetohet në jetën e përditshme. Prandaj, të gjithë të përkushtohemi për triumfin e lirisë!”

Do t`i mbështesim të rinjtë tanë

Përpos kësaj ekspozite ajo ishte për vizitë edhe në Qendrën e Kulturës Alternative “Defy Them”.

“Në saje të këtij përkushtimi në hapësirat e njërës prej strehimoreve të kryeqytetit pos organizimit të ngjarjeve fantastike kulturore, shumë të rinj e të reja po e zhvillojnë talentin e tyre.

Kombëtari, Iliri dhe Galdoni do ta kenë mbështetjen time dhe Drejtorisë së Kulturës kurdo, që bashkë të pushtojmë dimensione të reja të artit alternativ dhe t`i mbështesim të rinjtë tanë!”, shkroi Halimi në postimin në Facebook.

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI: NUK DO TË MUNGOJË MBËSHTETJA INSTITUCIONALE PËR TË RRITUR CILËSINË E KRIJIMTARISË SË RE KURATORIALE DHE ARTISTIKE…