Konkursi për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”/ Hajrulla Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë, na ka mbështetur

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin Memorial “Adem Jashari”.

Ai tha se përkundrazi familja Jashari i ka mbështetur institucionet.

“Absoulutisht asnjë ndërhyrje. Në përbërjen e komitetit ndërministror sipas ligjit bën pjesë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari. Asnjëherë asnjë ndërhyrje nga familja Jashari, përkundrazi mbështetje maksimale për institucionet”, tha ai.

Tutje ai tha se konkursin e ka fituar operatori që “është shpallur i përgjegjshëm” dhe i ka zbatuar rregullat.

Ai tutje dha shpjegimin e tij pse u shpall fitues një operator që ishte më i shtrenjtë se të tjerët.

“Operatori që u shpall i përgjegjshëm, kur i hapet oferta financiare, del që ata kanë ofertu më çmim më të lartë se që u shpall procedura. Kur e kemi shpall procedurën në fillim, në kodin buxhetor të kompleksit memorial nuk kishte buxhet të mjaftueshëm. Në këto raste ekziston një instrument i jashtëzakonshëm që është në diskrecion të MF-së. Ai e lëshon një garanci me nis procedurën, thotë që në momentin që krijohet shpenzimi ne e mbulojmë atë shpenzim. E kemi përdor këtë mekanizëm që është ligjor, vetëm për të fitu në kohë”, tha ai në RTV Dukagjini.

ObserverKult


Hajrulla Çeku

Lexo edhe:

PROJEKTI PËR RESTAURIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL “ADEM JASHARI”/ HAJRULLA ÇEKU: OBLIGIM I YNI DHE NDER NJËKOHËSISHT…

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka publikuar fotografi në Facebook nga prezantimi i projektit fitues për restaurimin dhe revitalizimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në njoftimin e tij, ministri Çeku shprehu krenari, duke theksuar rëndësinë e projektit dhe përkushtimin për zhvillimin e tij…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU