Çun Lajçi infektohet me Covid-19: Nëse shpëtoj nuk do blini buqeta me lule

Çun Lajçi bubulina

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka zbuluar së fundmi se është infektuar nga Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”

Lajçi gjithashtu ka treguar se si është gjendja e tij shëndetësore si dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë. Më pas aktori i njohur u shpreh se në qoftë se do të bëhet më mirë, të gjithë kanë për të shpëtuar, pasi nuk do të detyrohen t’i blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, në rast se sëmundja është fatale për të.

Postimi i plotë i aktorit:

“Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime! Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!/Dardani, 28.03.2021″.

LEXO EDHE: Çun Lajçi: Nanat e shkreta e zakonet e egra t’maleve!