“Jetojmë në një epokë shumë torollake”… ja pse mendonte kështu Borges!

Jorge Luis Borges

Një prej figurave më unike letrare të shekullit XX, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë më 24 gusht 1899.

Borges do ta ndiente veten të tërhequr nga filozofia e Heideggerit, Sartrit, Juan Ruflos. Duke e kthyer shkrimin në një mjet për të zbuluar botën dhe qenien njerëzore, Borges ka lënë pas një trashëgimi të çmuar letrash, ku çdokush mund të endet dhe t’i japë përgjigje pyetjeve që i enden rreth vetes.

Si një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës Latine, shumëkush mendon se është padrejtësi që ai nuk mori Çmimin Nobel për letërsinë.

“Ndihem pakëz i turpëruar që marr Nobelin, sidomos duke patur parasysh që Borgesi nuk e mori asnjëherë”, ka thënë shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa pasi e fitoi çmimin në vitin 2010.

Më poshtë mund të lexoni disa prej thënieve më të njohura të Borgesit:

• Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë!

• Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen!

• Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar!

• Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyer!

• Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale!

• Çdo jetë është bërë nga një moment i vetëm, momenti në të cilin njeriu gjen njëherë e përgjithmonë kush është!

• Kam përfytyruar gjithmonë se parajsa do të jetë njëfarë biblioteke!

• Të jesh i pavdekshëm është e zakonshme; përveç njeriut të gjitha krijesat janë të pavdekshme, sepse ato nuk e njohin vdekjen; hyjnore, e tmerrshme, e pakuptueshme, është ta dish se je i pavdekshëm!

• Jetojmë në një epokë shumë torollake; për shembull, njerëzit blejnë prodhime, shkëlqimi i të cilave mburret nga vetë njerëzit që e shesin.

E përgatiti A. S.- ObserverKult


Jorge Luis Borges

Lexo edhe:

JORGE LUIS BORGES: SA ZGJAT VRAMJA E NDËRGJEGJES, ZGJAT FAJI!