Armend Rexhepagiqi: S’kam dashur kurrë të bëhem baba…

Artisti i mirënjohur shqiptar, Armend Rexhepagiqi, është rikthyer në media me një intervistë pas një kohe të gjatë, ku ndër tjerash ka folur edhe për jetën private dhe zgjedhjen jetësore që ai dhe e shoqja, Aida, të mos bëhen prindër.

Fillimisht, këngëtari tha se nuk ka pasur instinktin prindëror dhe më tej shpalosi zgjedhjen e tij.

“Nuk e kam pasur (instinktin) dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem, andaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që ne të kemi fëmijë”, theksoi Armendi.

“Ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm, të cilin e kemi ndjerë dhe e kemi respektuar”.

Autori i shumë hiteve të pëlqyera ende nga publiku shtoi tutje edhe se s’është pishman për këtë çështje:

“Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë mirë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë. Kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt, të cilët kanë fëmijë të vegjël dhe krijoj raporte të mira, por me veten nuk e kam ndjerë shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë (të mos kenë fëmijë).

Mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te gratë se në njëfarë mënyrë automatike kuptohet që çdo grua duhet të ketë instinkt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu. Unë të paktën e njoh veten, e kam ndjerë këtë. Nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë”.

ObserverKult




ObserverKult


Lexo edhe:


ARMEND REXHEPAGIQI & TUNA: UNË SA TË DESHA NJË ZOT E DI… (TEKSTI DHE KËNGA)