Koncerti i radhës i Filarmonisë së Kosovës mbahet më 4 tetor, duke sjell interpretues nga jashtë.
Ata që do të performojnë bashkë me orkestrën e Filarmonisë janë dirigjenti Dario Salvi dhe solistët mysafirë, violinisti Djafer Djaferi (Xhafer Xhaferi) dhe pianisti argjentinas, José Gallardo.
Sipas njoftimit, koncerti mbahet më 4 tetor 2024, prej orës 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në program, orkestra do të luajë “Valle Antike” nga Vasil Sofokli Tole, “Koncert për violinë, piano dhe harqe në d-mol” nga Felix Mendelssohn dhe “Simple Simphony” nga Benjamin Britten.
ObserverKult
Lexo edhe:
NISI FESTIVALI DHE PANAIRI I LIBRIT PËR FËMIJË DO TË ZGJASË DERI MË 6 TETOR