Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap ekspozita kolektive e titulluar “Kur qeniet takohen”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar për hapjen e ekspozitës kolektive me vepra të përzgjedhura nga koleksioni “Kur qeniet takohen”.

Sipas kësaj galerie, kjo ekspozitë ka pikënisje prezantimin e kafshëve në artin pamor për një periudhë të gjatë kohore e cila përfshinë vepra nga fundi i shekullit të 20-të.

“Veprat e përzgjedhura përshkojnë përfaqësimin e thjeshtë të kafshëve duke i paraqitur ato në mjedise imagjinare dhe reale dhe duke mjegulluar hierarkitë mes qenieve”, thuhet tutje në njoftim, duke treguar ekspozita prezanton 24 artistë.

ObserverKult


Lexo edhe;

“GALERIA TE GËRMIA” E SKËNDER SOPIT