Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka thënë se pas 26 vitesh të rënies heroike të familjes Jashari, kanë filluar me master planin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Çeku në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka theksuar se profesionist kredibil me përvojë pune mbi gjysmë shekulli nga Gjermani, Britania, Italia dhe SHBA-të, janë angazhuar për këtë master plan, transmeton ‘Dukagjini’.
Sipas tij, vitin e ardhshëm synohet që të nisin punimet në konservimin e kullave të rezistencës.
“Ka nisur hartimi i master planit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 26 vite pas betejës së lavdishme, Epopejës së UÇK-së, ka filluar edhe kjo punë shumë e rëndësishme për vendin tonë. Studio dhe profesionist kredibil, me përvojë mbi gjysmë shekulli nga Gjermania, Britania, Italia dhe SHBA-të janë angazhuar për këtë master plan dhe vitin e ardhshëm, synojmë që të nisim punimet në konservimin e kullave të rezistencës”, ka thënë Çeku.
ObserverKult
Lexo edhe: