Në fshatin Llukar të Prishtinës sot u promovua Qendra Kulturore dhe Dega e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani”. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Sipas saj, kjo hapësirë do të shërbejë si një vend takimi për të rinjtë dhe të rejat që e duan artin dhe dëshirojnë ta zhvillojnë atë.
“Një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë të angazhohen, të krijojnë dhe të shprehin veten në një ambient kaq frymëzues”, tha Halimi.
Postimi i plotë:
ObserverKult
Lexo edhe: