Pem’za Peso: Varrimi i nanës

pem'za peso - du nji ditë

Pardje u mundova me i zbutë
cepat e ngrim’ t’buzëve

Midis bore nisa me e ngushllue
nji fmi t‘rrëqethun
që sa e kish hup nanën

Kqyrke kah vorret
tuj bà me dorë

Tek­­-o krejt ndryshe deka e nan’s

Ky fmi sa grima
kurr s’kish pa
diçka ma t‘ftohtë

Goja si bàn për llaf
As syni për lot

*shkëputun prej librit “Kuqmi flokët e thimë”, Littera, Prishtinë, 2022

ObserverKult

lexo edhe:

Pem’za Peso: Ngo ti zemra jeme