Tri poezi nga Fatima Rahim: A të do si unë? E djeg malli si mua?

Ju ftojmë të lexoni tri poezi të poetes algjeriane, Fatima Rahim, të përkthyera nga Elmaz Fida:

Të ndjej i dashuri im

Të ndjej i dashuri im!..
i ndjej të rrahurat e zemrës tënde që shtohen
kur vendos të hysh në profilin tim
gjithë kujdes e mall
por dhe frikë se mos ndërverpon me postimet
padashje… apo nga padurimi…
E ndjej trishtimin tënd që të kaplon
kur dëgjon ahun e fjalëve të mia
i ndjej emocionet e tua në kraharorin tënd
Digjesh nga xhelozia
kur dallon flirtin tim në komente…
Ndjej gazin që të kaplon…
kur lexon shpotitë e mia…
të duket sikur t’i adresoj ty…
E ndjej interesimin tënd, në çdo fjalë të shkruar timen
në çdo koment që më vjen, apo përshëndetje që dërgoj…
I ndjej dhe gishtat e tu teksa prekin celularin
i përgjërohen krenarisë tënde, që të më shkruajnë një mesazh!
Ti pyet veten e thua:
Nga t’ia nis bisedës?
Çfarë argumenti të përdor që të rihyj sërish në botën e saj?!
por, pa e ulur hundën…
Sinqerisht… të ndjej akoma…
por ti nuk e ke ndjerë portën e zemrës time
të cilës i janë ndryshkur bravat
në detin e braktisjes dhe refuzimit tënd…
Të ndjej… ah sikur
të më kishe ndjerë dhe ti…!

A të do si unë?

Kush është vallë
e dashura jote e re
ma prezanto atë bukuroshe…!
Ç’tipare ka
duhet të jetë tërheqëse…
Ç’ngjyrë ka kjo peri…
bjonde, ezmere
apo brune e rrezikshme..?
A të do si unë?
E djeg malli si mua?
Psherëtin për ty?!
A druhet nga unë?
A të mbështjell
në mënyra të ndryshme..?!
A ta ka rrëmbyer zemrën
duke u bërë e para
dhe e fundit…?!
I lumtë zemrës tënde
për atë flutur të trishtë,
e cila gjerb nga hojet e tua çdo natë
Fitoi mendjen tënde me një xhiro të vogël
kurse ti humbe
një ashike si unë, autentike..!!

Çdo mëngjes…

Çdo mëngjes,
si një amvisë e mirë
sistemoj zemrën time.
i fshij pluhurin dhe lodhjen
i hap dritaret
dhe e lë të frymojë.

Çdo mëngjes,
si një fëmijë i zhurmshëm
thyej xhamin e zemrës time
me një goditje kuturru
nga një kujtim i largët.

Çdo mëngjes,
si një grua moskokçarrëse
dëgjoj muzikë
dhe ushqej zemrën me gaz.

Çdo mëngjes,
jam si të gjithë budallenjtë
që dëshirojnë të kthehen,
por nuk kthehen.

Çdo mëngjes,
unë jam shumëçka,
jam më shumë sesa drita
dhe askush s’më arrin dot.

ObserverKult


Lexo edhe:

GIBRAN: MOS QËNDRO ME GJYSMË TË DASHURUAR, AS ME GJYSMA MIQ… MOS JETO GJYSMË JETE!