Martin Camaj, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit? Autoriteti i Dosjeve: Firma e manipuluar, s’ngjan me të shkrimtarit në dokumente të tjera

martin camaj deshta
Martin Camaj

Dosja që ish-Sigurimi i Shtetit shqiptar ka krijuar për shkrimtarin Martin Camaj, mund të jetë manipuluar. Në këtë përfundim arrin një grup pune i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve për të verifikuar firmën e shkrimtarit.

Firma e shkrimtarit Martin Camaj në dokumentin ku pretendohet se ai pranon të bëhet bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, mund të jetë e manipuluar. Në këtë përfundim duket se arrin grupi i punës i ngritur nga Autoriteti i Dosjeve, i cili ka bashkuar ekspertë të policisë shkencore, kaligrafisë dhe ish-Stasit gjerman. Për “News 24”, kreu i grupit të punës, Albert Nikolla, sqaroi se hetimi administrativ është ende në proces.

“Ka dyshime serioze për firmën e tij, sepse kjo firmë e tij, ndryshon katërcipërisht me firmat e tij që gjenden në arkivën e bashkëshortes së tij dhe në arkivën e Mynihut ku ai ka punuar”. Pak vite më parë, publikimi i disa pjesëve të dosjes së tij, e etiketoi atë si bashkëpunëtor të Sigurimit famëkeq, edhe pse, fill pas dokumentit ku pretendohej se pranoi të bëhej bashkëpunëtor, ai u arratis nga Shqipëria dhe dokumentet e dosjes së tij, tregojnë në fakt si përndiqej Camaj në Gjermani.

Një hetim administrativ nisi asokohe: “Për të verifikuar disa elemente që ne dyshojmë realisht se kjo dosje i ka të falsifikuara në vetvete”, tha Nikolla, anëtar i Autoritetit të Dosjeve.

Shkrimtar e albanolog, Martin Camaj u arratis nga Shqipëria gjatë diktaturës dhe pas qëndrimit në ishJugosllavi e Itali u vendos në Gjermani prej ku shkroi disa vepra e studime që në Shqipëri erdhën vetëm pas rënies së regjimit./Panorama

ObserverKult


Lexo edhe:

MOS PUNONI KURRË NGA SHTËPIA, SHTËPIA ËSHTË VETËM PËR GJUMË!