Autorët shqiptarë, vazhdojnë ta ngasin kalin e muzës së tyre nëpër shtigje sociologjike, buzë greminave të historisë

poezia balil gjini

Nga Balil Gjini

“Letërsia qëndron përballë të paemërtueshmes”, kjo frazë e Bartit, më është dukur si më e mira për të përkufizuar artin. E paemërtueshmja është bebja e papagëzuar, pelenat e së cilës bien akoma erë dhe shurrë. Shkrimtarë të tillë, që kanë qëndruar përballë të paemërtueshmes numërohen me majën e gishtave. Ne, të tjerët, mbllaçitim tallazhin estetik që ka kaluar në miliona gojë.

A ka shpëtim prej kësaj? Gjithë shkrimtarët dhe kritikët modernë (“modernë” kjo është një fjalë me shumë silikon tek gjinjtë dhe vithet) thotë se në këtë botë gjithçka është thënë. Mbetet vetëm mënyra si thuhet, ose stili. Autorët shqiptarë, në mënyrë masive, vazhdojnë ta ngasin kalin e muzës së tyre nëpër shtigje sociologjike, buzë greminave të historisë. Medet! Andej mund të sillet vetëm kashtë.

ObserverKult

lexo edhe:

Balil Gjini: Poezia është një masazh dhe jo një mesazh…