Umberto Eco: Është një marrëzi e vërtetë të mendohet se duhet t’i lexojmë të gjithë librat që blejmë…

Umberto Eco - Ekspozitë

Nga Umberto Eco

“Është një marrëzi e vërtetë të mendohet se duhet t’i lexojmë të gjithë librat që blejmë, njëlloj sikurse është gjithaq marrëzi të qortohet dikush që blen më shumë libra seç mundet mirëfilli të lexojë.

Kjo është pak a shumë sikur të thuash se duhen përdorur tërë lugët e pirunjtë, gjithë gotat, kaçavidat apo gozhdët që paskemi blerë, përpara se të blejmë më tutje të reja syresh.

Gjithsesi në jetë ka gjithmonë gjëra që është e udhës t’i kemi me shumicë të stivuara, paçka se pak prej tyre do t’i përdorim ndërkaq. Nëse, për shembull, i konsiderojmë librat si barnat mjekësore, vetëkuptohet rrjedhimisht se nevojitet të kemi shumë syresh, pak kurrsesi; kur duam të ndihemi mirë, atëherë shkojmë në “raftin e barnave letrare” dhe zgjedhim një libër sipas ëndjes.

Aspak një libër rastësor, por librin e duhur për gjendjen tonë shpirtërore. Prandaj nevojitet të kemi përherë larmi të theksuar librash në shtëpi. Kush blen një libër, e lexon veç atë libër, pastaj e flak tutje, ngaqë mban një qëndrim konsumist nga libri, duke e cilësuar librin si produkt konsumi thelbësisht, njëfarë malli pikërisht. Kurse dikush që e do librin mirëfilli, e di fort mirë se libri është gjithçka, përveç mallit të rëndomtë”.

Përktheu: Elvi Sidheri

ObserverKult


umberto eco arixhinjtë

Lexo edhe:

UMBERTO ECO: NUK DUHET LEXUAR PËR TË PASUR SUKSES, POR PËR TË JETUAR MË GJATË…

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e fundit të “L’Espresso“ në marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi çdo javë deri në marsin e vitit 1998.

Ajo u quajt “Zaefi i Minervës”, dhe reflektimet që ka bërë intelektuali i famshëm janë përmbledhur në një libër me të njëjtin emër të botuar në vitin 2002.

Ja cilat janë fjalët e Umberto Eco-s mbi fuqinë e leximit:

“Është e vërtetë që kur nuk ndodh asgjë, ne themi që koha nuk kalon kurrë. Kur kemi kaluar orë apo ditë emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult