Erion Veliaj: Prishtina do t’i bashkohet Paradës së Shqiptarëve/ Sibel Halimi: Shkojmë me 200 artistë e performues…

Foto ilustrim

Pak ditë nga 112-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Prishtina ka njoftuar se do i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar lajmin duke theksuar se Tirana do të mirëpresë miqtë nga Prishtina për të festuar bashkë 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare.

“Prishtina i bashkohet ‘Paradës së Shqiptarëve’ më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Prishtinës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Në mesazhin e saj, drejtoresha e Kulturës në komunën e Prishtinës, ka listuar disa nga shoqatat që do i bashkohen paradës në Tiranë. Ajo thotë se janë rreth 200 artistë që do të sjellin në kryeqytet energjinë e Prishtinës.

“Nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina shumë dashuri për ju. Urime 112-vjetori i pavarësisë suaj. Në paradën e sivjetshme nga Prishtina po i dërgojmë një numër shumë të madh të artistëve dhe performuesve. Janë rreth 200 artistë dhe performues të cilët do të bartin energjinë e kryeqytetit tek ju. Ju urojmë më të mirat për ju. Tirana na prisni, së shpejti jemi tek ju. Faleminderit”, thotë ajo në mesazhin e saj.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET EKSPOZITA “PSHERËTIMË HYJNORE”- U DEDIKOHET FËMIJËVE TË PREKUR NGA SËMUNDJET E RËNDA/ SIBEL HALIMI: ARTI KA EDHE DIMENSIONIN HUMAN