Më 26 nëntor të vitit 1912, Hafiz Ali Podgorica ngriti flamurin kombëtar në Durrës.
Në postin kryetarit të bashkisë së Durrësit, por edhe në cilësinë e kadiut dhe myftiut, Podgorica pati një angazhim domethënës në periudhën që i paraprin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ashtu si figura të tjera të qarqeve fetare në vend, Podgorica ndihmoi në kapërcimin e dallimeve mes besimeve për hir të kauzës kombëtare.
“Flamuri kombëtar shqiptar u ngrit me brohoritje. Mytesarifi u pushua. Hamid bej Toptani u emërua guvernator provizor. Mitropoliti refuzon ta njohë administratën lokale. Trupat mustahfis (mbrojtëse të prapavijës së qytetit) u liruan. Paria e vendit u doli serbëve përpara. Mungojnë informata të sakta për lëvizjen e tyre (serbëve). Ata janë nisur prej Kruje”, kështu njoftohej në radiotelegramin shifër të nënkonsullit, Rudnay drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike.
Dy ditë më pas, në Kuvendin e Vlorës morën pjesë si delegatë të Durrësit Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu dhe Jahja Ballhysa, të cilët nënshkruan edhe dokumentin historik të Pavarësisë./atsh
ObserverKult
Lexo edhe: