Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen për publikun tashmë i restauruar.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur tani në 4K filmin e realizuar në 1989 ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
ObserverKult
kliko edhe:
“Jetonte i vetëm në shtëpi kartoni”/ Mevlan Shanaj tregon historinë prekëse të aktorit Mihal Stefa