Gëzim Muriqi ia dhuron Presidencës skulpturën e presidentit historik, Ibrahim Rugova

Në shënimin e 80-vjetorit të lindjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, skulptori Gëzim Muriqi i ka dhuruar Presidencës një skulpturë të Rugovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se: “Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”.

Postimi i plotë i presidentes, Vjosa Osmani

Në historinë e shtetit tonë shkëlqen një emër që mishëron guximin, urtësinë dhe ëndrrën tonë për shtet të pavarur – Dr. Ibrahim Rugova, ati ynë themeltar dhe presidenti historik, i cili sot shënon 80-vjetorin e lindjes.

Me besim të pafund në paqen, dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. Me urtësinë, me vizionin e një burrështetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!

Falënderoj skulptorin Gëzim Muriqi që sot dhuroi skulpturën e presidentit historik për Presidencën e Republikës së Kosovës. 

ObserverKult


Lexo edhe:

IBRAHIM RUGOVA, PRIJËSI QË SFIDOI REGJIMIN KOMUNIST