Skënderbeu, e vërteta e eshtrave të tij/ Përse mendohet se është varrosur në Zadrimë

skënderbeu
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu

Doktoresha Nusha Zhuba është kërkuese në Arkivat e Vatikanit, duke bërë zbulime të shumta herë pas here. Së fundmi, ajo është ndalur te heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Nusha ka ngritur një hipotezë lidhur me eshtrat e Skënderbeut, pasi mendohet se është varrosur në Zadrimë.

Sakaq, ajo tha se fshatarët kanë bërë kërkesë në Vatikan për herë të parë për dokumentet për këtë kishë.

“Nuk ka në Vatikan, por janë disa indicie që unë po krijoj për krijimin shkencor. Në Lezhë kanë gërmuar turqit, austro-hungarezët. Thonë që katër vetë që shoqëruan trupin e Skënderbeut, e nxorën nga Lezha, kanë vrarë veten që të mos u tregonin sekretin turqve”, tha ndër të tjera Nusha./abcnews.al

Videon me deklaratën e Nusha Zhubës mund ta shihni duke klikuar më poshtë:


Lexo edhe:

VIDEO/“NË MUNDSH” POEZINË E RUDYARD KIPLING E INTERPRETON MJESHTËRISHT RESHAT ARBANA