Filarmonia e Kosovës vjen me Gala Koncertin e Vitit të Ri- ja kur mbahet

Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të prezantojë një program ekskluziv, plot ekspresivitet dhe nostalgji në Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025.

“Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-it, Saint-Saëns-it, and Adam-it, do të vijnë në jetë nga artisti dhe koreografi ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerina e të famshmit “Teatro alla Scala” – Milano”, njofton Filarmonia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se mbrëmja do të sjellë gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI”, dhe të trumbetistit të parë të Filharmonisë së Sofjes, Peter Makedonski duke mos harruar edhe copëza nga repertori i familjes Strauss.

Gala Koncerti i Vitit të Ri 2025 do të mbahet më 21 dhjetor, ora 19:30, në Sallën AMC.

ObserverKult


Lexo edhe:

ERNEST KOLIQI: SHQIPTARVE U PËLQEN POLITIKA E KAFEHANEVE…