Festivali i Këngës në RTSH konsiderohet ngjarja muzikore më e rëndësishme në Shqipëri që për dhjetëvjeçarë ka bashkuar përballë ekranit të vogël, shqiptarët kudo ku ndodhen.
Nata e parë e edicionit të 63-të premton plot emocione teksa përveç të ftuarve specialë, të mirënjohur ndërkombëtarisht, 15 prurje të reja do të vijnë për të kënduar live, përkrah Orkestrës Simfonike të RTSH-së.
Në këtë edicion të festivalit do të këndojnë 30 artistë të njohur e të rinj që do të konkurrojnë për të siguruar skenën e Eurovision-it.
Për t’i shtuar emocionet publikut, nata e tretë do të jetë e veçantë, duke u konceptuar si “Nata e nostalgjisë”, ku do të kujtohen këngë ndër vite, vlera të historisë së pasur të festivalit.
Kjo natë do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit të Këngës ndër vite dhe në këtë mbrëmje të veçantë, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm të dëgjojë këngë të paharrueshme që kanë lënë gjurmë në Festivalin e Këngës por dhe të shijojë dhe fjalën e bukur të shkruar nga pena e këtyre autorëve.
Në natën finale, më 22 dhjetor, do të shpallet fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2025./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
FILARMONIA E KOSOVËS VJEN ME GALA KONCERTIN E VITIT TË RI- JA KUR MBAHET