Edmond Zhulali: Nuk kaloj më nga RTSH, është kthyer në një skandal që duhet të marrë fund

Në një intervistë në emisionin “Odeon”, kompozitori i njohur Edmond Zhulali ndau me publikun momente nga karriera e tij e gjatë dhe sfidat që ka përjetuar si një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare.

Zhulali ishte kompozitori i parë që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Ai nuk kurseu kritikat për Festivalin e RTSH-së, të cilin e akuzoi për mungesë transparence dhe përfshirje politike.

“Festivali po i humbet artistët. Ka pasur drejtorë me qasje politike që kanë cenuar integritetin artistik. Sot nuk kaloj më nga RTSH, jam ai që s’do partia” – deklaroi Zhulali.

Ai gjithashtu theksoi mungesën e investimeve në artistë dhe këngëtarë, duke e cilësuar këtë si një problem madhor për zhvillimin e muzikës shqiptare.

“Vitet e fundit, drejtorët artistikë kanë qenë të paformuar dhe shtylla kryesore e festivalit është shkelur. Kjo ka shkaktuar një skandal që duhet të marrë fund,” shtoi ai.

Në përfundim, Zhulali foli për përkushtimin e tij ndaj muzikës, duke e cilësuar atë si lirinë e tij më të madhe. “S’jam skllav i askujt, përveçse i muzikës. Ajo i shkrinë kufijtë dhe na bashkon të gjithëve,” tha ai./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

EDMOND ZHULALI PËR AGIM DOÇIN: KA QENË NJERIU QË KA PATUR KURAJË TË FLAS HAPUR DHE PA DOREZA…