Festivali i i njohur “Luleborë” edhe sivjet u mbajt në Shkodër. Pjesëmarrës në këtë manifestim ishte edhe Ermal Demiri me këngën “Me mujt”. Kjo këngë me tekst nga Arjola Zadrima dhe e komponuar nga Florent Boshnjaku e fitoi çmimin e dytë në këtë festival.
Teksti i këngës
Sa ka nisë me agu
prej andrrës ti zgjohesh me mu,
e vetmueme asht qenia që jam
qysh se ti ke shku.
Krejt sa kam kisha me i falë
veç sa pak me mujtë me të dëgju
dhe një herë me të shtrëngu
sa mallin e shpirtit me e shu.
Ah me mujtë edhe nji herë unë me të pa
se në zemër më flenë ata sy
me mujtë do puthje në erë me i çu
kur më djeg në krahnur malli për ty.
Refreni:
Me mujtë Zot unë isha ba
e me ardhë kudo ku je ti
sa nji grimë erë me të marrë
E aromën me ta shti në gji
përgjithnji…
ObserverKult
Lexo edhe: