Nëpërmjet një njoftimi Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur së në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë filluar hapat e marrjes në pronësi të hapësirës së Kino ABC-së në Prishtinë.
Ministria e Kulturës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) kanë garantuar vazhdimësinë e funksionimit të Kino ABC-së në Prishtinë, duke marrë me qira hapësirat e saj, në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ky hap është pjesë e angazhimeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e kinemave publike, siç përcaktohet në Ligjin e ri mbi Kinematografinë./express
ObserverKult
Lexo edhe: