EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës.
“Në këtë platformë, aktualisht ofrohen informata për muzetë aktive në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Gjakovë, përfshirë llojin e muzeut, artefaktet e ekspozuara, lokacionin, orarin e punës, kontaktet, etj. me qëllim që ato të jenë më të qasshme për qytetarët dhe turistët”, njoftuan nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Përmes kësaj platforme synohet promovimi i muzeve të Kosovës, rritja e numrit të vizitorëve, orientimi më i lehtë i turistëve, sikurse edhe digjitalizimi i të dhënave të hulumtuara.
EC Ma Ndryshe në mënyrë të vazhdueshme do ta pasurojë platformën me informata të duhura për muzetë në Kosovë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni”, që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Linku i platoformës gjendet online në faqen e “Ec ma ndryshe”.
ObserverKult
Lexo edhe: