Instituti Albanologjik boton veprën studimore “Popullësia e Kazasë së Prizrenit sipas defterëve të vitit 1833”

Instituti Albanologjik-Prishtinë ka botuar veprën studimore “Popullësia e Kazasë së Prizrenit sipas defterëve të vitit 1833 (Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva, Drenasi)” të autorëve Dr. Sadik Mehmeti dhe Dr. Hatixhe Ahmedi.

Ky libër është një përmbledhje dhe interpretim i dokumenteve arkivore (defterëve), duke dëshmuar qartazi për shtrirjen e popullësisë shqiptare dhe jo vetëm në një pjesë të rëndësishme të Kosovës, siç ishte Kazaja e Prizrenit gjatë shekullit XIX.

Dr. Sadik Mehmeti është bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik, Dega e Historisë-IAP.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË INSTITUTIN ALBANOLOGJIK DO TË MBAHET TRYEZA SHKENCORE “50-VJETORI I BOTIMIT TË PARË TË ROMANIT ‘VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË’”