Ekspozita Ndërkombëtare e Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës “Gjon Mili”, këta janë artistët pjesëmarrës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur artistët pjesëmarrës të edicionit të 17-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës “Gjon Mili”.

Kuruar nga Valentine Umansky (Tate Modern, Londër) …Ajo që ia thotë këngës… përfshin veprat e 23 artistëve, pjesa më e madhe e tyre nga Ballkani, të përzgjedhur përmes një thirrjeje të hapur.

Koncepti i ekspozitës është frymëzuar nga tepsia, praktikë muzikore tradicionale me rrënjë në Kosovë, e performuar kryesisht nga gratë. Kjo formë unike kombinon meloditë vokale me rrotullimin ritmik të tepsisë. Këtu, tepsia bëhet metaforë e gjesteve të trashëguara – që janë përcjellur prej nënës tek e bija – që lidhin gjeneratat me brezat e kaluar.

Artistet pjesëmarrës: Ivana Basić, Kristina Benjocki, Semâ Bekirović, Angela Blažanović, Željka Gita Blakšić, Vera Hadzhiyska, Majlinda Hoxha, Astrit Ismaili, Saodat Ismailova, Šejla Kamerić, Lebohang Kganye, Ana Likar, Glorija Lizde, Maria Mavropoulou, Klodiana Millona & Endi Tupja, Joanna Piotrowska, Stanislava Pinchuk, Iva Radivojević, Lala Raščić, Simon Shiroka, Huda Takriti, and Clarissa Tossin.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE GALERIA KOMBËTARE E KOSOVËS DHE KINEMAJA “LUMBARDHI” DO TË RINOVOHEN