
Nga tani, çdo të hënë në ora 20:00, në kuadër të Dokufest do të organizohen mbrëmjet e filmi “DokuMondays” për të sjell filma të ndryshëm para audiencës në Prishtinë dhe Prizren.
Çdo të hënë të fundit të muajit, programi i dedikohet publikut më të vjetër (Senior Citizens), duke krijuar një hapësirë të ngrohtë në Prizren dhe Prishtinë, njoftuan nga DokuFest.
Shfaqja e parë fillon me datën 24 shkurt me filmin “The Mole Agent”. Një hetues privat në Kili punëson dikë që të punojë në një shtëpi të moshuarish, ku një klient i tij dyshon te kujdestarët për abuzimib me të moshuarit.
Më pas me datën 3 mars: “Apolonia Apolonia”. Një dokumentar i filmuar gjatë 13 viteve, që pasqyron rrugëtimin dhe sfidat e artistes Apolonia Sokol.
Më 10 mars: ‘’The Gig Is Up’’. Zhvilluesit e aplikacioneve joshën forcë masive punëtore duke premtuar orar fleksibil pune, pa zyre, pa shefa – por me punonjës, ku përçarja bëhet gjithnjë e më e thellë.
Më 17 mars: “Total Trust”. Një vëzhgim intim mbi ata që sfidojnë diktaturën digjitale dhe mbikëqyrjen totale në Kinë.
24 mars: “I am Greta”. Dokumentari ndjek Greta Thunberg-un, një aktiviste adoleshente për klimën nga Suedia. Ajo nis fushatën e saj ndërkombëtare për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë shkencëtarët për problemet mjedisore të botës.
Së fundi 31 mars: “The Eternal memory”. Një çift përballet me Alzheimerin përmes dashurisë, kujtimeve dhe humorit.
ObserverKult
Lexo edhe:
KINEASTË NGA MBARË BOTA MBËRRIJNË NË PRIZREN PËR “DOKUFEST”, 103 FILMA GAROJNË NË 8 PROGRAME






