Sibel Halimi: Vdekja e Alban Bujarit, humbje e madhe për artin e fotografisë dhe gazetarinë

Sot u nda nga jeta fotoreporteri i “Koha Ditore”, Alban Bujari.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët dhe të afërmit, derisa u bë e ditur se i ndjeri varroset sot në varrezat e Dragodanit.

Për vdekjen e tij nëpërmjet një postimi në Facebook reagoi edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

Sipas saj, “shkuarja i tij e parakohshme në amshim është një humbje e madhe për artin e fotografisë dhe gazetarinë, por vepra e tij do të mbetet një testament i përjetshëm.”

Postimi i plotë

Me Albanin kemi pasur privilegjin të bashkëpunojmë në organizimin e disa ekspozitave, ku arti bëhej dëshmitar i luftës dhe lajmëtar i paqes.

Në dhjetor, ai hapi për publikun ekspozitën e tij të fundit, “Evolucion”, një reflektim i thellë mbi ndryshimin dhe qëndrueshmërinë̈ e shpirtit njerëzor.

Shkuarja i tij e parakohshme në amshim është një humbje e madhe për artin e fotografisë dhe gazetarinë, por vepra e tij do të mbetet një testament i përjetshëm.

Prehu në paqe, Alban!

Ngushëllime familjes dhe kolegëve!

ObserverKult


Lexo edhe:

U NDA NGA JETA FOTOREPORTERI I NJOHUR, ALBAN BUJARI