“Pa ligje”, poezi nga Drita Fejza

Ligjet i bëjnë njerëzit
Po dashuria nuk njeh ligje
Ajo të zgjatë dorën
I kthen shpinën vet u përligje.

Mbi ligje ngrihen muret
Po dashuria rrëzon çdo pengesë
Për një shpirt që nuk kërkon
Asgjë përveç një shprese.

Kur ligji thërret me zë të fortë
Dashuria flet më butë, më ngadalë
Por kur ajo merr formë të vërtetë
Askush nuk mund ta ndalë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“DORA E NËNËS”, TREGIM NGA DRITA FEJZA