
Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Polip” që organizohet për shumë vite në Teatrin Oda këtë vit hap edicionin e ri më 15 maj, me shfaqjen “Hija e gjatë e Alois Brunner”.
Pas hapjes zyrtare të festivalit që nisë nga 19:30, do të luhet shfaqja nga Mudar Alhaggi, me regji të Omar Elerian.
“Hija e Gjatë e Alois Brunner” eksploron historinë e vërtetë të një prej kriminelëve nazistë më të kërkuar që i shpëtoi dënimit. Instrumental në deportimin e mbi 100,000 personave në kampe të përqendrimit dhe geto, Alois Brunner i shpëtoi disa tentimeve për arrestim – duke ikur në Damask ku ndihmoi në ndërtimin e shërbimeve të inteligjencës siriane. Duke mbërritur në Berlinin e shekullit XXI si refugjat, dramaturgu sirian Mudar Alhaggi zbulon historinë e Brunnerit dhe fillon ta hulumtojë me obsesion, para se të zhduket vetë…
Në këtë shfaqje të fuqishme, takohemi me dy aktorë që bashkojnë fragmentet e hulumtimit të Alhaggi-t, teksa përjetimi personal, historia botërore, e vërteta dhe trillimi ndeshen. Duke endur historinë siriane dhe gjermane, “Hija e Gjatë e Alois Brunner” eksploron ekzilin, llogaridhënien dhe kujtesën politike – dhe fijet komplekse që lidhin të kaluarën me të tashmen.
Prodhuar nga: Collective Ma’louba në bashkëpunim me euro-scene Leipzig, Factory International dhe Theater an der Ruhr.
Nga: Mudar Alhaggi Regjia: Omar Elerian
Aktorët: Wael Kadour & Mohamad Al Rashi
Dizajni: Jonas Vogt
Këshillë dramaturgjike dhe hulumtim: Eric Altorfer
Producent Ndërkombëtar: Eckhard Thiemann
ObserverKult
lexo edhe:






