
Hëna duke u pakësuar buzëqesh derisa zvarritem
në shtrat në kasollën ku shkruaj
Një buqetë me trëndafila të vdekura
varet në mur
Buzë dritares sime zogu i
natës këndon ninullën e vet të bezdisshme
Duke shikuar yjet
kujtoj vitet e shkuara
Hija e hënës kërcen
me vajtimin e bilbilit
Kur të vdes dhe zhdukem
nuk dua asnjë gur varri
as varr
Për mua dashuria jote është këngë engjëlli.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






