Odise Plaku: Kam nevojë për dashuri, urrejtja më tremb…

Poezi nga Odise Plaku

Kam nevojë për dashuri, urrejtja më tremb,
fjalët nën buzë më ngjajnë me pickim gjarpri.
Kam nevojë për një vështrim të ngrohtë sysh,
mos të më përbuzin për fytyrën e drobitur nga lodhja.

Kam nevojë për një dorë që të mbështetem pa u frikësuar,
që i sigurtë ta hedh hapin mbështetur në krahë miku.
Kam nevojë që lindjen e diellit mos ta presë i vetëm,
era të më rrahë gjoksin e shpurpurisi flokët.

Kam nevojë për motivin që ta këndojë kur shpirti dhemb,
kur vajtimi më rëndon si re e zezë mbi kokë.
Kam nevojë për çdo shpirt njerëzor të lirë,
që të ngrihet mbi lojën e vdekjes që rrotullohet fantazmë.

ObserverKult

*Titulli i origjinalit: “Kam nevojë për njeriun e vërtetë”


Lexo edhe:

ODISE PLAKU: REFLEKSION MBI “KUJTIMET E NJË EMIGRANTI” TË EMRI BEQIRIT

Nga Odise Plaku

Teksa më besoi redaktim e librit “Kujtimet e një emigranti” ajo çfarë më tërhoqi në këtë libër që në fillim të tij ishte emri Shipkovicë.

Në kujtesën time befas erdhi Tetova dhe shkolla “Rexhep Voka” në mjediset e së cilës ishte organizuar “Takimet poetike në Sharr” disa vjet më parë.

Ishte një zonë e bukur që të rrëmbente sytë me diversitetin e saj gjeografik, atje në majë të një kodre e rrethuar nga malet e Sharrit, me luginën që gjarpëronte përposhtë e plot detaje të këndshme.

Por kjo tablo u pasurua akoma më shumë në shkrimin e autorit Emri Beqiri do të shkruante:

“Shipkovica është ende dhe sot një dëshmi e përpjekjeve për demokraci dhe aspirata të bashkimit kombëtar, duke qenë kështu një vatër e patriotizmit.

Ndërsa në vegjëlinë time përpija çdo fjalë të babait tim Xhaferrit për fatet e jetës në këtë fshat dhe patriotët që ajo kishte lindur e rritur ndër vite, po ashtu dëgjoja me kujdes dhe ngulitja në kujtesën time çdo fjalë të nënës sime Hatixhe, që më vonë do të cilësohej si një simbol qëndrese, vetëmohimi dhe sakrifice jo vetëm për Shipkovicën, Tetovën, por edhe  më gjerë në gjithë trojet e uzurpuara dhe të nënshtruara nën diktatin e egërsisë së udb-ashëve si dhe gjakprishurve shqiptarë të shitur për përfitime personale, që në vitet në vazhdim u evidentuan dhe u bastarduan nga shqiptarët e vërtetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult