Lajm i mirë/ UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për Shqipërinë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere.

Në një postim në Facebook, Kumbaro e cilësoi këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.

“Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është modeli i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon,” shkruan Kumbaro.

Ajo thekson se ky sukses është fryt i një pune të gjatë dhe të përkushtuar të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, që nga vizita historike e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, në shkurt 2023, deri te puna teknike e ekspertëve shqiptarë në terren.

Përfshirja përfundimtare e Luginës së Vjosës në listën e Rezervateve të Biosferës pritet të miratohet në shtator nga Këshilli përkatës i UNESCO-s, duke e vendosur këtë pasuri natyrore në një piedestal global si simbol të harmonisë mes njeriut dhe natyrës.

Postimi i plotë: 

ObserverKult


Lexo edhe:

MERRET VENDIMI, LUMI VJOSA SHPALLET PARK KOMBËTAR!