Jorge Luis Borges: Dy shpirtra nuk takohen kurrë rastësisht

Nga Jorge Luis Borges

Ka njerëz në jetën tonë që na bëjnë të lumtur nga rastësia e thjeshtë e takimit të shtigjeve tona. Disa i kemi gjithë rrugës përkrah nesh, duke parë shumë hëna të kalojnë, ndërsa disa i shohim pak midis dy hapave tona. Ndoshta çdo fletë e një peme karakterizon miqtë tanë.

Për më tepër, fati na sjell dhe miq të tjerë, ata të cilët nuk e dinim se do të kalonin në shtegun tonë. Shumë prej tyre i karakterizojmë shpirtëra binjakë, miq zemre, janë të sinqertë, janë të vërtetë. E kuptojnë kur nuk ndihemi mirë, e kuptojnë se çfarë na bën të lumtur!!

Ka edhe miq rastësorë, ata që njohim në pushime, apo për disa ditë ose orë. Zakonisht dekorojnë fytyrën tonë me shumë buzëqeshje, për aq kohë sa jemi afër me ta. Duke folur për afër, nuk mund të harrojmë miqtë tanë të largët, ata që janë në buzë të degëve, dhe kur fryn era shfaqen gjithmonë në mes të një gjetheje apo tjetre.

Koha kalon, vera po ikën, po afrohet vjeshta dhe humbim disa nga gjethet tona, disa lindin në një verë tjetër, dhe disa mbeten për shumë stinë. Çdo person që vjen në jetën tonë është i veçantë. Gjithmonë lë diçka nga vetja e tij dhe merr një pjesë prej nesh. Do të jenë dhe ata që na morën shumë, por nuk do të ekzistojnë ata që nuk na lanë asgjë. Kjo është përgjegjësia më e madhe e jetës sonë, dhe prova më e dukshme … që dy shpirtra nuk takohen kurrë rastësisht!!

ObserverKult

*Marrë nga profili në Facebook i Shpendi Shakajt


Lexo edhe:

BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…