“Porosia”, poezi nga Charles Bukowski

Charles Bukowski

rri në dhomë me orë të tëra
duke shtypur në makinë, dhe
duke pirë
verë të zezë.
mendoja se jam
i vetëm këtu.
dyert janë të mbyllura
edhe dritarja.
e tashti miza e madhe e trashë
e shëmtuar dhe e zezë
rri në buzën e
gotës sime të verës.
nga ka ardhur
ajo?
aq e qetë,
e palëvizshme.
e njëjta gjë është
mbase edhe me vdekjen
kushedi.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

GREGORY CORSO: “KA NJË GJË QË NUK DO TA MERRNI KURRË NGA UNË…”