Petrit Ruka: Kafe me nënën

Petrit Ruka

Një nate të prilltë, plasur prej malli
bëra dy kafe, dola në ballkon,
ditëlindjen kish nëna, tani hije varri
të çmallem pak, thashë, me të shenjtin zakon.

Timen e piva dhe ika të fle,
filxhani i saj… vetëm nën hënë,
aty, në ag një flutur ngjyrë mjalti
brenda në kafe përmbys kish rënë…

O ç’bëra që fjeta (që fjeça të madhen!)

Po pse nuk më zgjove moj Nënë?!