
Botuesi i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, rrëfeu në detaje momentet e fundit të jetës së autorit, duke theksuar se vitet e fundit e kishin rënduar shumë fizikisht, por që në mendje dhe zemër Kadare mbeti gjithmonë i lidhur me Shqipërinë dhe jetën që e rrethonte.
“Së fundmi, Ismail Kadare ra shumë fizikisht dhe nuk shfaqte shumë interes, madje as për biseda të gjata. Megjithatë, ai donte të ishte i mirëinformuar për gjithçka që ndodhte në vend, ishte me kureshtje të zgjuar dhe jetonte aktivisht me ngjarjet e kohës,” tregoi Hudhri në Kjo Javë në News24.
Ai kujtoi edhe momentin e fundit kur kishte pirë kafe me Kadaresë, duke ndjerë se ishte dita e fundit e shkrimtarit: “E ndjeja se ishte shumë i lodhur dhe në atë moment ai më tha ‘Do të ulem përsëri’. Ishte një moment shumë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm.”
Bujar Hudhri, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare: “Në vitin e tij të fundit, ai u rëndua shumë ç’është e vërteta. Donte të shkonte 90 vjeç. Ai ra shumë fizikisht, nuk kishte interes. Nuk shfaqte interes dhe për biseda shumë. Kadare informohej se çfarë ndodhte në Shqipëri dhe e kishte të zgjuar kureshtjen. Ai donte të ishte i mirëinformuar. Letërsia e tij e madhe ishte një univers i tillë, që nuk mund ta shohësh të shkëputur nga ajo që ndodhte në vend. Kadare jetonte aktivisht jetën. Kur piva kafe për herë të fundit me të, e ndjeva se ishte dita e fundit e Kadaresë. E ndjeja se ishte shumë i lodhur, me disa njerëz dhe nuk fliste fare, kur të gjithë ikën e më tha mua “Do të ulem përsëri”. Më thoshte që më lër këtu. Im bir Davidi ishte shofer i mirë, e dërguam te makina dhe ishte shumë i lodhur.
Unë e lija te Sky Touer te hyrja, e priste aty një vajzë bionde, e bukur dhe ajo i sillte gjithmonë gëzim. Këtë herë, më tha do më çosh ti deri në shtëpi. E çova në shtëpi, u ul në kolltukun e tij, e dëgjova që më falënderoi, por nuk kam dashur që Kadare të më falënderojë. Unë duhet ta falënderoja atë, jo ai mua. Të gjithë ne duhet ta falënderonim atë. Në këtë kohë, Kadare foli diçka dhe unë nuk iu përgjigja e në këtë kohë, një grua që shërbente aty më tha “Bujar kthehu pak se shiko se çfarë po thotë zoti Kadare”. U ktheva dhe Kadare më pa e më tha “Bujar, shumë faleminderit” më falënderoi duke përshëndetur me duar dhe kjo është pamja e fundit. Kjo është shumë e dhimbshme. Lajmin që iku nga kjo botë e mora vesh në zyrën time, më telefonoi një njeri i afërt, që rrinte në shtëpinë e Kadaresë dhe më tha që shkrimtari nuk është mirë. U nisa me makinën time.
Shpesh i thosha që ti nuk je nga ky planet dhe gëzohej shumë. Ismail Kadare nuk ishte njeri fort shoqëror, vetë puna e bënte të mos kishte shumë miq, vetmia e tij nuk e bënte të kishte shumë miq. Ai thoshte se një shkrimtar është vetë një diktator, nuk pranon këshilla, nuk pranon ta mësosh dhe i bie që në krye të shtetit mos pyeste njeri, pra shkurt ai nuk ishte për atë punë. Ai ishte shumë korrekt dhe i ndershëm. Kadare bënte shumë shaka. Kadare ka pasur histori jete, por Helena Kadare ishte dashuria e jetës së tij. Kadare ishte i ndershëm, gjeni, i papërsëritshëm. Politika e ka shqetësuar deri në fund, ai interesohej për fatet e kombet”.
Për më shumë shikojeni videon më poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:






