Ismail Kadare: Në kohën kur të desha

josif papgjoni - kadare enver hoxha

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha,
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë.
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij,
Mbulonte Pompeun me periferitë.

Por koha shkoi.
Tani lava e ftohur,
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave.
Ndërsa mendimet për ty,
Plehërojnë rreshta poezish të kthjellëta.

ObserverKult


Lexo edhe:

“FERMA E KAFSHËVE” E ORWELLIT, JA PSE MBETET AKTUALE

Në gushtin e vitit 1945, në SHBA u botua libri “Ferma e kafshëve” e shkrimtarit britanik George Orwell (Xhorxh Oruell). Rezultoi një sukses i madh, me mbi gjysmë milioni kopje të shitura që në vitin e parë. Libri u pasua 3 vjet më vonë nga një sukses edhe më i madh, romani “1984”.

Nga Mark Satta

Në vitet që pasuan, shkrimet e Oruell lanë një shenjë të pashlyeshme në mendimin dhe kulturën amerikane. Shitjet e këtyre 2 librave u rritën sërish në vitin 2013 kur Eduard Snouden zbuloi dokumente konfidenciale nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara (NSA).

Po ashtu “1984“ u ngjit në krye të listës së librave të shitur nga “Amazon”, pas hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017. Si profesor i filozofisë, unë jam i interesuar të analizoj sesi idetë e Oruell mbeten aktuale edhe sot, përfshirë ato mbi totalitarizmin dhe socializmin…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU