Vig Shpuza: Natën n’gusht

vig shpuza

Kamomil i vyshkur bri trotuarit.
Bri trotuarit
mace që flakin fshehtësitë me llullë
që “nuk është llullë“.
Era e mëndafshtë
qarkon drunjtë si një striptizetë
e aroma e blirit kacavirret dritareve (18+).
Përballë,
muzgu fshin djersën e ditës me letër lakmusi.
Shkeka e fustanit llullaq hapet me nur
e Hëna ijëplotë
zgjat këmbën e prek malin me shputë.
Laget me natë qyteti.
Gjurma e saj e argjendtë-
reflektim i mishit tënd
shkrirë mbi gjoksin tim.

ObserverKult

Lexo edhe:

Vig Shpuza: Hani “Vrima e zezë”