“Njerëzore”, poezi nga Anila Kruti

Nëna ime
Zemra ime
doja të të falenderoja
për të gjitha fustanet që m’i qepe.
Më shkonin aq shumë
më rrinin aq mirê.
po kurrë s’e kuptova
pse t’u thyen gjilpërat
kur fillove të më arnoje
dhimbjen në shpirt.

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT/ ANILA KRUTI: HERONJTË E VËRTETË JANË ATA QË SFIDOJNË JETËN DHE VËSHTIRËSITË, QË NGRIHEN MBI DHIMBJEN DHE ECIN DUKE QESHUR!