Leonard Cohen: Dimensionet e dashurisë

Ngandonjëherë të dëgjoj të ndalosh papritur
dhe e ndryshon drejtimin tënd
dhe nisesh drejt meje
e dëgjoj si njëfarë shushurime
Zemra ime ngrihet për të të përshëndetur
për të të përshëndetur në ajër
për të të kthyer në shtëpi
për të rifilluar jetën tonë të gjatë së bashku
Atëherë më kujtohen
dimensionet e pakalueshme të dashurisë
dhe unë përgatitem
për pasojat e kujtesës
dhe mallit
ama kujtesa me listën e saj të viteve
kthehet me hijeshi mënjanë
ndërsa malli bie në gjunj
si viç
në kashtën e habisë
dhe për momentin që duhet
për të mbajtur gjallë vdekjen tënde
ne jemi të freskuar
në shoqërinë e njëri-tjetrit

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

“EUROPA”, POEZI NGA IRVING LAYTON