
Kjo mbrëmje nuk ka sesi të jetë ndryshe, kryefjalë do të jetë sërish muzika, por do të jetë nata kushtuar muzikës së filmave shqiptarë.
Skena e Këngëve të Shekullit do të jetë tribuna ku do të kujtohen jo vetëm kolonat zanore me këngët më të dashura, por bashkë me to edhe pasuria filmike e kinemasë shqiptare.
Artistë të njohur do të vijnë me gjithë bagazhin e tyre artistik, jo vetëm në aktrim, por edhe në këngë, për të risjellë edhe një herë ato prodhime të arta që kanë shënjuar kulturën tonë.
Emocionet janë të mëdha për të gjithë artistët.
Në këtë skenë të madhe ka vend edhe për fëmijë që kanë talentet e jashtëzakonshme. Korni Pula, vajza që do ta përfaqësojë Shqipërinë në skenën e Festivalit Europian për fëmijë, do të na sjellë pikërisht ato këngë që kinemaja shqiptare realizoi në morinë e prodhimeve filmike për fëmijë.
Nata kushtuar muzikës së filmave shqiptarë do të emetohet sonte në orën 21:00 në ekranin e Televizionit Klan.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë:
ObserverKult
Lexo edhe:
DOKUMENTI I PARË I GJUHËS SHQIPE I SHKRUAR 563 VITE MË PARË NË MAT






