U promovua libri “Tjetërsimi” i autorit Emanuel Bajra

Nga Blerim Valla

Para miqve, kolegëve e dashamirëve të shumtë të letërsisë së zhanrit të fanta-shkencës u promovua romani “Tjetërsimi” i shkrimtarit gjakovar Emanuel Bajra, i cili jeton e vepron në Londër. Ky libër është shkruar nga autori së pari në gjuhën angleze më 2021, me titullin “Alienation” dhe është botuar në platformën e njohur Amazon në vitin 2023. Dhe tani për lexuesit shqiptarë erdhi këtë vit përmes përkthimit të Maniela Sotës dhe botimit në shqip nga Shtëpia Botuese “Dukagjini” . Ky roman fantastiko-shkencor përshkruan pushtimin e Tokës nga Gongoli III, një fuqi jashtëtokësore me plane shkatërrimtare për njerëzimin. Në sfondin e kaosit global, romani ngre pyetje mbi humanitetin, shpresën dhe kufijtë e ekzistencës njerëzore. Guximi i pak individëve bëhet boshti i rezistencës ndaj Gongolit III dhe forcave që synojnë shkatërrimin e njerëzimit.

Për të folur më shumë rreth tij, pjesë e panelit ishin: autori Emanuel Bajra, përkthyesja Maniela Sota dhe shkrimtari Arbër Selmani. Sipas tyre, me “Tjetërsimin”, Emanuel Bajra sjell një risi të fortë në letërsinë shqipe, duke hapur një horizont të ri për zhanrin fantastiko-shkencor dhe duke dëshmuar se ky lloj rrëfimi ka potencial të madh për t’u krijuar edhe në letërsinë shqiptare. Arbër Selmani. Znj Sota dhe shkrimtari Emanuel Bajra në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e pasjes së librave të zhanrit fanta-shkencë në gjuhën shqipe, si dhe e cilësuan këtë roman si të parin në këtë zhanër në letërsinë tonë, dhe që paraqet një vlerë të shtuar e këtij zhanri.

Përkthyesja Maniela Sota foli për sfidat e përkthimit të librit sipas saj unik në letërsinë shqipe sa i përket zhanrit fanta=shkencë. Si dhe lavdëroi gjuhën e pastër dhe fjalorin e pasur e tejet në nivel të librit.
Arbër Selmani, shkrimtar, e cilësoi romanin si një vepër të veçantë në letërsinë shqipe. “Bajra vjen me një botë të madhe imagjinative, ashtu siç kërkon ky zhanër, i cili sipas tij është pak i lëvruar në gjuhën shqipe” u tha Selmani.
Ndërkaq, shkrimtari i njohur dhe profesori Fahredin Shehu në parathënien e këtij libri pos tjerash ka thënë se libri është një ndërthurje e ndjesisë dhe fantashkencë
Sipas tij, “Tjetërsimi” shkon përtej fantastiko-shkencës klasike. “Romani nuk është thjesht një Si-Fi (Science Fiction- fantashkencë); është një ndërthurje brilante të ngjarjeve e dialogjeve, me një dimension ndjesor të personazheve.Pa dyshim që duhet të gëzohemi që keto vitet e fundit do te karakterizohenme krijimtarinė Sci-Fi me prejardhie nga Kosova něpermjet romanit “Tjetërsimi” tè autorit Emanuel
Bajra. “Tjetërsimi” nuk është një roman i thjeshtè Sci-Fi, por nderthurje brilante e trajtimit krijues të temës me dimensionin ndjesor të personazheve dhe kjo krijon hapësirë spatiale ne mendjen dhe vetëdijen e lexuesit, duke ofruar një rrëfim tè jashtëzakonshëm të një ndodhie fantastiko-shkencore respektivisht UFO-logjike, të vendosur né vendin ku aktualisht jeton autori”, shkroi shkrimtari Fahredin Shehu.

Për këtë libër diskutoi edhe Mr.sc. Blerim Valla studiues i letërsisë dhe gazetar i kulturës (njëherit edhe profesori i E. Bajrës) i cili deklaroi se: “Emanueli duhet të përgëzohet për këtë libër të rrallë, mbase i vetmi në këtë zhanër në letërsinë shqipe. Me të cilin mund të konsiderohet dhe si Zhyl Verni, Carl Sagani apo Arthur Clarku-shqiptar i letërsisë sonë fantastiko-shkencore, meqë është autori i parë i këtij zhanri të mirëfilltë fantastiko-shkencor në letërsinë shqipe. Uroj të vazhdon me suksese edhe në fushën e letërsisë, pasioni tij i dytë, i nisur që moti, ashtu siç është i njohur edhe në fushën e ekonomisë, bankave e financave dhe gjeopolitikës”, tha Valla.
Pas tij foli edhe gazetarja Jeta Xharra, pastaj përfaqësues nga Shtëpia Botuese Dukagjini që ka bërë përkthimin dhe botimin e romanit “Tjetërsimi” dhe disa të tjerë nga publiku i shumtë që ishte mbledhur në ambientet e librarisë “Dukagjini”.

Kurse autori Emanuel Bajra duke marë fjalën në fund ndau çaste nga procesi i gjatë i nisjes të të shkruarit të këtij libri, këtu e 20 vite më herët e deri në hedhjen në letër dhe deri te botimi i parë në anglisht, më 2021 dhe tani atë në shqip më 2025!

“Ky roman, “Tjetërsimi” vjen si një kënaqësi shpirti dhe e leximit për lexuesit, por njëherit edhe pak jashtë angazhimeve të përditshme të mia nga punët e shumta profesionale që i kam – ne tematikat në gjeopolitikë, financa globale, tregjet dhe gjeo – ekonomi tema që janë thelbësore e parësore për mua, kurse shkrimi – letërsia gjithnjë ka qenë pasion dhe ikje nga angazhimet e mija të çdo ditshme.
Fundjavat e mia janë të mbushura me krijimtari letrare në blogun tim ku trajtoj artikuj brenda zhanrit të fantashkencësPër të arritë një balancë të mirë në mes të angazhimeve profesionale të javës, unë i kushtoj vetes kohë dhe një ndër pasionet e mia është letërsia. Për çka e falenderoj shumë profesorin tim të letërsisë Blerim Valla i cili zbuloi shumë herët tek unë dëshirën dhe prirjen time të madhe për lexim por edhe talentin tim të theksuar të hershëm për të shkruar dhe ishte inspiruesi im kryesor që të merrem me shkrime dhe me letërsi! Për mua, të shkruarit është një mënyrë e mirë për mbledhje energjisë dhe motivim. Më bën të ndjehem i lundrueshëm në valet e përditshme të jetës.
Para shumë vitesh kam shkruar romanin në anglisht, “Alienation”, i cili u prit shumë mirë nga lexues nga Britania e deri në Amerikën kontinentale, Azinë dhe vende të tjera. Libri në anglisht
“Alienation” dhe tash në shqip “Tjetërsimi” eksploron temat e distopisë, spekulimeve fantashkencore, teknologjizmit, Fanta-shkenca ushtarake, Biopunk, Cyberpunk, Space Opera, Tech-triller etj— zhanre dhe nën-zhanre që më pëlqejnë dhe ku testoj veten më shumë se pesëmbëdhjetë vite (në fakt, Alienation ka filluar në vitin e largët 1999 dhe e kam përfunduar së shkruari në fundvitin 2018, dhe botuar në vitin 2021).
Nuk jam shkrimtar i përsosur, as afër, por dua të jem një interpretues i një realiteti tjetër, që mund të jetë më i mirë ose ndryshe. Rritem brenda hapësirës së lirë të shprehjes dhe manovrimit artistik të ngjarjeve e personazheve!
Për mua është një ëndërr e kahmotshme të konsiderohemsi shkrimtar i parë i zhanrit fanta shkencë në letërsinë shqipe dhe i botuar nga Sh. B. “Dukagjini”
Unë kam nisur punën për pjesën e dytë të “Alienation”. Jam përpjekur që personazhin e Gongoli të jetë një figurë njerëzore, sepse edhe korporatat dhe drejtuesit politikë e ekonomikë janë njerëzorë. Bajra, autor i librit në zhanrin e fanta shkencës. “Tjetërsimi: Mbretërimi i shkurtër në Tokë i Gongolit të Tretë” poashtu theksoi se letërsia për të ka qenë gjithmonë një formë çlirimi emocional dhe shpirtëror.
“Letërsia ka qenë një ‘escape route’ (rrugë shpëtimi ) për mua, një mënyrë për tu çliruar nga përditshmëria dhe sfidat. ‘Tjetërsimi’ është vetëm një roman, por një dritare është në horizontet tona letrare dhe një pajisje për t’i rikthyer të rinjtë të leximit në gjuhën shqipe”- ka thënë ai duke paralajmëruar se romani “Tjetërsimi ” është pjesë e një trillogjie dhe se po punon tashmë për dy vëllimet e tjera që do të botohen së shpejti.

ObserverKult


Lexo edhe:

BLERIM VALLA: PSE U HARRUA KAQ SHPEJT ALI PODRIMJA?